Ka katër mënyra, dhe vetëm katër mënyra, në të cilat ne kemi kontakt me botën.
Ne vlerësohemi dhe klasifikohemi nga këto katër kontakte:
1). Çfarë bëjmë,
2). Si dukemi,
3). Çfarë themi dhe
4). Si e themi.
Çehra që dikush mban në fytyrë është shumë më e rëndësishme se rrobat që vesh në shpinë.
Veprimet flasin më shumë se fjalët dhe një buzëqeshje thotë: “Më pëlqeni”. Ti më bën të lumtur. Më vjen mirë që ju shoh.
Çdo budalla mund të kritikojë, ankohet dhe dënojë – dhe shumica e budallenjve e bëjnë këtë. Por duhet karakter dhe vetëkontroll për të qenë mirëkuptues dhe falës.
Jeni të mërzitur me jetën? Atëherë hidhuni në një punë në të cilën besoni me gjithë zemër, jetoni për të, vdisni për të dhe do të gjeni lumturinë që kishit menduar se nuk mund të ishte kurrë e juaja.
Kujdesuni më shumë për karakterin tuaj sesa për reputacionin tuaj, sepse karakteri juaj është ai që jeni, ndërsa reputacioni juaj është thjesht ai që të tjerët mendojnë se jeni.