Cili është dallimi midis fetarisë verbale dhe asaj në sjellje. Cila ka rol dhe cilën duhet praktikuar një ndjekës i Islamit në veçanti, po themi ndjekës bazuar në deklaratat verbale se janë fetar të shquar.?
Besimtarë me parime apo besimtarë me interes…!
Ka ndryshim të madh e substancial midis fetarisë verbale e asaj në sjellje e komunikim me komunitetin tonë.
Më i miri dhe më i afërt nuk është ai që ka fjalë fetare kurse sjelljen e ashpër e të vrazhdë me njerëzit. Njeriu nuk duhet t’i lejoi vetes të mashtrohet nga elementi i fetarizmit në fjalë. Sjellja është ajo që e bën njeriu besimtarë me parime e jo me interes.
Feja nuk është tregti, por është besim, kulturë, moral e sjellje të bukur.
Të jesh fetar verbalist është më se qesharake, sepse recitimi i disa vargjeve nuk është dëshmi e besimit të madh por sjellja me komunitetin dhe shoqërinë duke filluar nga familja…