Është shumë e dëmshme dhe jo njerëzore të lëndohen tjerët, por është shumë morale, edukative dhe njerëzore kur njeriu pendohet dhe heq dorë nga dëmi ndaj tjerëve.

PENDIMI NGA MËKATET

Pendimin e mëkatit e kupton vetëm njeriu që është i zoti për të bërë mëkat ; mëkatin e heq me vullnetin e tij, por gënjeshtar është kur pretendon se pendohet sepse gjendja e tij është si njeriu që pendohet në det kur e humb fuqinë në not.
E disa pendohen në thellësi të detit, dinë të notojnë por papritmas e humbin fuqinë për të notuar tutje.
Pendimi nga mëkati do të thotë të mos përsëritet më, e nëse ndodh pendimi dhe sërish në vazhdimësi pendimi atëherë mund të jetë një gënjeshtër që njeriu i bën vetvetes.
Zemra, mendja dhe vetvetja janë shumë të rëndësishme për t’u kuptuar.
Zemra është libër, kurse kuptim e vetvetja është vet libri në praktikë i personit.
Libri që thërret në sinqeritet e pendim pas gabimit, në dashuri e respekt ndaj njerëzve, në raporte me veten, familjen e shoqërinë. Është shumë e dëmshme dhe jo njerëzore të lëndohen tjerët, por është shumë morale, edukative dhe njerëzore kur njeriu pendohet dhe heq dorë nga dëmi ndaj tjerëve.