Në Kosovë sipas të dhënave tona në vit mbahen rreth 40 mijë ligjërata të ditëve të Premte, në rreth 800 xhami të vendit.
Është gjë e bukur kur dëgjohet për besimin, edukatën, adhurimin, moralin e shumë gjëra të tjera që predikohen.
Gjithashtu është e drejt e secilit prej nesh që të kërkoj me ngulm tema që kanë qëllim ringjalljen e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri në fusha edhe rrafshe tjera, siç janë, ambienti, pastërtia, arsimimi, shkenca e teknologjia.
Këto tematika nuk janë asnjëherë të tepërta sepse konkurrenca sot është në arsim, dije e sport e teknologji si dhe mjekësi.
Ligjërimi mbi të kaluarën ka efektin vetëm historik e jo edhe të ndryshimit të aktualitetit.
Alternativa është e dobishme për shoqërinë, e ajo është e sotmja, moderneja dhe teknika e aktuales.
Xhamitë nuk mund të enë vetëm mure, ato në realitet kanë efektin e jashtëzakonshëm në ndryshimin e shoqërisë në të gjitha fushat.
Xhamia nuk është vend që përqafon zemrat e vdekura apo të freskoj verës të pranishmit, por është vend që i mbanë të gjalla ndjenjat e përkushtimit dhe angazhimit për të mirën e shoqërisë.
Në xhamitë tona duhet të përditësohet ligjërimi që në vazhdimësi mbanë në hap besimtarët drejt përparimit e zhvillimit në të gjitha sferat jetësore e shoqërore.