A e dinte Muhamedi a.s të fshehtën-GAJBIN

 

Poqese dëgjojmë fjalime dhe ligjërime të shumta, shohim dhe na del që Muhamedi a.s dinte të fshehtën absolute. E fshehta në kuptimin Hyjnorë dhe Kur’anor ka qëllim bota që nuk shihet si dhe gjërat për të cilat mendja e njeriut nuk ka mundësi të përceptojë.

Siq është çështja e shpirtit, fundit të botës, vdekjes dhe gjërave pasuese apo jeta pas daljes nga kjo botë. Kur’ani Fisnik, ka njoftuar Muhamedin a.s, se njerëzimi të pyesin për shpirtin, kijametin-fundin e botës dhe çësthje tjera të fshehta dhe ekskluzive në dijenië e Zotit e jot ë pejgamberëve.

Në transmetimet që sillen se kinse Muhamedi  a.s. ka folur për të fshehtën-gajbin, bazuar në citatet Kur’anore na del që ato transmetime assesi nuk janë të vërteta sepse Muhamedi a.s. nuk ka folur diqka nga hamendja, përkundrazi Kur’ani i thotë që janë në dijeninë e vetme të Zotit.

Atëherë si na është e mundur që disa me fjalimet e tyre na bëjnë krejtësisht të hutuar dhe në dilemë. Na flasin për ndëshkimin e varrit, gjë për të cilën Kur’ani nuk flet. Nëse Kur’ani nuk ka dhënë saktësi dhe njohuri rreth banorëve në varr, çështjes së shpirtit, kijametit apo fundit të botës, atëherë kush i jep vetes të drejt të flaës me shumë kompetencë në lidhje me këto tema që janë në dijeninë e të Vetmit Zot.

Kur’ani ka thënë qartë në lidhje me të dërguarin: “ Muhamedi nuk është asgjë tjetër vetëm se i dërguar” si dhe “ Muhamedi ka detyrë vetëm kumtimin”.

Ne duhet dhe jemi të thirrur të besojmë të fshehtën, botën tjetër dhe periudhën e jetës në varreza, ndërsa se si duket dhe si  mund të jenë, këto janë çështje të fshehta-gajb e të cilat Di vetëm Zoti i gjithësisë.

Ndaj Zotit nuk ka shok, Zoti është i gjithëdijshëm dhe Ai ka dijeninë e plotë të asaj që e quan Vet; Gajb e fshehtë. Mos iu qasë të fshehtës, sepse është e pamundur të argumentosh diqka me thëniet Hyjnore.

Thëniet e kujtdo qofshin për të fshetën që e Di vetëm Zoti, nuk janë asgjë tjetër, përpos të pavërteta dhe iluzione të kota.