“Përse jemi prapa botës përparimtare?
Sepse jemi larguar nga feja!
E pse ta kanë inati?
Më kanë inati se jemi praktikues të fesë..!”
Ky është një keqkuptim i mjerë mbi fenë dhe jetën, si dhe keqpërdorim i fesë së shpallur nga Zoti i Madhërishëm.
Zoti i Madh e ka krijuar gjithësinë dhe çdo gjë që është në te për të mirën dhe në shërbim të njeriut, por ajo që kërkohet është që njeriu është vet ai që e ndërton, vendos për të zhvilluar e lehtësuar jetën në tokë. Por ja që disa çdo gjë e ndërlidhin me fe sa që janë shumë kontradiktorë në mendimet e tyre.
Duke amnistuar veten nga dështimi, ia veshin fesë, fat i keq është kjo pyetje dhe përgjigje e cekur më lart.