Po, ka mendësi armike të interpretimit e komentimit të gjërave fetare që dërgojnë në urrejtje, thyerje, ofendime e përçarje ndër Shqiptare.
Po, ka!
E lehtë të kuptohet!
Duhet organet, institucionet e shoqëria jonë të ndalin këtë fenomen që në emër të fesë synojnë zhbërjen e kombit dhe dëmtimin ndaj Islamit paqësorë e gjithëpërfshirës.
Kultura, tradita dhe doket arabe janë arabe e jo Islame.
Përzierja e këtyre gjërave me Islamin ka bërë hendek të thellë të dallimit mes Hyjnores dhe njerëzores.
Ju nuk mund të shihni ndonjë pjesëtarë të kombeve tjera që vendos plisin në kokë.