Kohëve të fundit por edhe më parë shpeshherë dëgjojmë se filani është alim, dijetarë dhe erudite. Të thuash se Filani është dijetarë i përmasave botërore dhe të mos argumentosh atë që e thua, është injorancë dhe shenjtërim i dikujt që edhe vet e di se nuk është ALIM apo dijetarë i përmasave globale.
Kur flasim për dijetarët, ata mund t’i ndajmë në dy grupe; Dijetarë që kanë njohuri teorike dhe dijetarë që kanë edhe njohuri teorike por edhe praktike. Njeriu mund të mësoj Kur’anin përmendësh, dhe nuk e di gjuhën arabe, të tillin nuk mund ta quajmë dijetarë por e quajmë Hafuz. Mund të dish edhe shumë hadithe përmendësh por nuk mund të quhesh muhadith apo dijetarë i hadithit. Në përgjithësi njerëzit mund të lexojnë, studiojnë dhe të mësojnë shumë gjatë, por është e vështirë që njeriu që di teorinë ta quajmë dijetarë i përmasave globale apo edhe më larg, eruditë.
Të thuash se Zoti ekziston dhe e besoj atë apo se Muhamedi është i dërguar i Tij, apo të thuash se për t’u falur duhet pasur abdes, ose të deklarosh se dielli lind në lindje e perëndon në perëndim, nuk është dëshmi se thanësi është dijetarë apo edhe më shumë se kaq; njeriu më i ditur i tokës. Kjo nuk është dëshmi se je ALIM apo më i dituri i tokës.
Njohuri dhe teori mund të kemi të gjithë, në disa shkallë dhe varësisht studimeve, por nuk do thotë që është kaq e lehtë të thuash se është ALIM apo më i dituri që e shkel tokën..
“Dijetari-ALIMI” kishte “ zbuluar” se një grua kishte vdekur dhe ajo ishte me barrë e pas disa ditëve kishte lindur fëmiun në varr dhe varri bënte dritë, kur u ofruan njerëzit e vërejtën fëmiun e gjallë mbi gjoksin e nënës së vdekur në varr. Këtij njeriu që bën ligjërata të këtilla, disa i thonë ALIM apo dijetarë i madh.
Dijetarë në kuptim të plotë është ai që ka teori, praktikë dhe zbulime e shpikje shkencore nga të cilat përfitojnë njerëzit. Ata që zbuluan dhe vazhdojnë me shpikje dhe hulumtime shkencore ditore në të gjitha fushat, në mjekësi, teknologji, shkencë, informatikë, transport e në çdo gjë tjetër. Ky është dijetarë dhe këtij mund t’i përulemi në shenjë respekti dhe nderimi, për lehtësimin e jetëve të njerëzve.
Secila kohë ka dijetarët e vet, secila kohë ka librin dhe thënien e vet. Shekulli njëzetë dhe 21 ka njerëzit e vlerave të larta të djersës, angazhimit dhe mundit për lehtësimin dhe avancimin e jetës së njerëzve.