Mevlud në terminologjinë teologjike do të thotë përshkrim të lindjes, femijërisë, jetës, marrëdhënieve me njerëzit, atributeve morale dhe fizike të Muhamedit a.s etj.
Mevludi në pjesën më të madhe të rasteve përcillet ne formë poezie e cila në muajin Rebiul Ewel lexohet ose këndohet e shoqëruar me salawate për Muhamedin a.s. Kështu, në këtë formë është përcjellë tradicionalisht ndërbreza dhe në vënde te ndryshme të botës islame.
Shumë dijetare dhe hoxhallare kanë shkruar mevlud. Edhe në trojet tona hoxhallarët e vjetër si; Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Ulqinaku, Abdullah Zemlaku etj nëndritën dhe frymëzmin poetik kanë sjellë në gjuhën shqipe rrjeshta poezie kushtuar lindjes, jetës dhe veprimtarisë së Profetit Muhamed a.s.
fotot janë pjesë të librit “Mawlid” të Ibn Xhewzit
Hoxhë Eduard Shefkiu