Shoqëritë ndryshojne, ligjet jetesore gjithashtu, shkencat avancijnë dhe shënojnë zhvillim te hovshëm, vëmendja dhe syqelesia e njerëzve ndryshon varësisht vendit e mentalitetit etj e kështu është e pamundur të paramendojmë shoqerinë njerezore të ngurtë në një mendim te thënë e shkruar ne kohë të ndryshme. Thënë me shkurt, mendimet, qëndrimet dhe veprimet e se kaluares jane të përfunduara dhe si të tilla nuk i përshtaten assesi ndryshimeve të thella me hov të vrullshëm ne shekullin qe jetojme.
Nuk mund të paramendoj askush sot, se do të kthehet në jetën e kohëve të shkuara që nuk kishte zhvillim e as përparim, ne krahasim me sot dhe nesër..
Bota po ec me hapa gjigant drejt ndryshimit, lehtesimit, shërbimit e ndryshimit. Bazat e besimit mbesin të pa lëkundura, por rregulli, ligji dhe ndryshimet zhvillimore jane te pa ndalshme. E përse të mos garojmë ne hap me botën përparimtare që të kaluarën e quan histori e të tashmen dhe të ardhmen nderton histori më të avancuar në çdo fushë.