Shpëtimi nga zjarri është kur njeriu është i sigurt nga mendja

Burimi i Islamit është Kur’ani, ky libër që ka sjellë porosi, urdhra, këshilla, lejesa dhe ndalesa. Por në realitet ky Libër i shenjtë aspak nuk ka përmendur shumë gjëra të cilat sot predikuesit, komentuesit dhe interpretuesit e tij i bëjnë si shumë të rëndësishme dhe me prioritet.

Pothuajse ato gjëra të cilat edhe nuk do t’i përmendim se janë shumë, por vetëm për ilustrim, shkurtimi i rrobave, stërzgjatja e mjekrës… nëse është i rëndësishëm dhe shpëton nga zjarri i xhehenemit, përse Kur’ani nuk e ka përmendur.

Mund të mendoj dikush që për këtë ka folur i Dërguari a.s. por edhe nëse ka folur për këtë,(duke mos dashur të shohim kontekstin) prapë nuk ka prioritet dhe nuk është vepër që shpëton nga zjarri apo të drejton drejt xhennetit. Shpëtimi nga zjarri është kur njeriu është i sigurt nga mendja, fjala dhe dora e njeriut, kur njeriu nuk i bën padrejtësi vëllait të tij, njeri.

Mesazh i shkurtër:

Dijeni dhe për këtë nuk themi vetëm ne, por kanë folur edhe dijetarë me renome, se, gjërat për të cilat nuk ka folur Kur’ani, mos i bëni përtej të rëndësishme sepse nuk janë të tilla dhe nuk janë prioritet si dhe nuk pyetesh për to.

Prioritet është që njeriu të besoj Zotin, të respektoj dinjitetin e njeriut si krijesë e Zotit, të mësoj, të punoj dhe të jetë i dobishëm për të tjerët. Ju nuk mundeni të bëni diçka obligative në emër të Islamit, nëse këtë nuk e ka urdhëruar prerazi Kur’ani Fisnik.