Kur jehona e zemrës së njërit nga fëmijët me Sindromën Down, thyen kufinjët e heshtjës!.

Kur jehona e zemrës së njërit nga fëmijët me Sindromën Down, thyen kufinjët e heshtjës!..

ME PRANONI ASHTU SIQ JAMË

Fati deshi, jeta m’vulosi,
Epitetin “Sindromë Down”,
Unë s’vendosa, kështu më fali Zoti,
ME PRANONI ASHTU SIQ JAMË..

E vetmja gjë, qe nga ju më veqon,
Unë kamë ekstra, një kromozom,
KROMOZOMI 21
Di të shperndaj vetëm dashuri..

Kur më buzëqeshni me ëmbëlsi,
Në thellësi të shpirtit seq e ndjejë,
Me mirënjohje e perqafime,
Mirësinë dhjetëfish u’a kthejë..

Me gjilpëren e dashurisë,
Dhe me fijen e durimit,
Për ata që me duan mua,
I qepë copëzat e gëzimit..

Nëse pakëz në zhvillim kamë ngecje,
I kuptoj gjërat me ngadalë,
Kjo s’do të thotë që jamë e sëmurë,
Unë nuk kamë problem mendorë..

Kur me pyesni, pergjigj’je s’kthejë,
Me gjuhë të zemrës komunikoj,
Të gjitha i ndjejë e të gjitha i di,
Por të shprehem kamë vështirësi..

Pse m’shikoni me dhembshuri?
Njerëz të mirë, pse ndjeni keqardhje?
Nëqoftëse dorën u’a kamë shtri,
S’dua lemoshë, por kerkoj perkrahje..

Po ju qe më shikoni me perbuzje,
Me atë vështrim plotë ironi,
Shpirti m’dhemb, por me gëzon fakti,
Se t’perkryer s’ka asnjëri..

Mos mi vrani ëndrrat e mija,
Mos mi këputni rrënjet e shpresës,
Pa të drejtë mos paragjykoni,
Se kurrë si dihet dallgëve të jetës..

Nëse buzëqeshni me pafajsinë time,
Do buzëqeshë me injorancën tuaj,
Mos me bëni në mes jush,
Ta ndjejë vetën si trup i huaj..

Kur shfaqë deshirën të lozë me ju,
Shumë ju lutem mos me refuzoni,
Se mi thani damarët e zemrës,
Kur n’shoqëri nuk me pranoni..

Edhe unë si ju, e dua lojën,
I dua librat, e dua shkollën,
Dua punë, e avansim,
Por JO fyerje diskriminim..

Edhe unë dua të jemë,
E dobishme për këtë shoqëri,
M’lejoni t’shprehë aftësitë e mija,
U’a deshmoj gjërat qe i di..

Nese gjërat i bëjë ngadale,
Mos me merrni si objekt tallje,
Nëse shprehjet nuk mi kuptoni,
Mos u qeshni se me lendoni..

Nëse me falni një buzëqeshje,
Ju mbulojë me perqafime,
Një fjalë t’mirë po të ma thoni,
U’a falë krejtë zemrën time..

Uroj ndergjegj’ja të mbizotëroj,
Shoqërija jonë të na pranoj,
Uroj n’këtë botë asnjëri,
Të mos jetë i perjashtuar prej sajë..

Mbes me shpresë, JU për NE,
Të ndryshoni opinion,
Mbes me shpresë, e ardhmja t’buzëqeshë,
Për ne fëmijët me Sindromë Down!..🙏🏻😇

Aferdita Topallaj