Kurani dhe qytetërimi që vjen
Kurani është një tekst gjuhësor që ne mund ta përshkruajmë se përfaqëson në historinë e kulturës arabe një tekst kyç.
Nuk është e thjeshtë të përshkruhet qytetërimi arabo-islamik si qytetërim i tekstit. Në kuptimin që është një qytetërim, shkencat dhe kultura e të cilit u themeluan mbi një bazë në të cilën qendra e tekstit nuk mund të shpërfillet. Kjo nuk do të thotë se vetëm teksti është përgjegjës për krijimin e atij qytetërimi, sepse vetëm një tekst nuk krijon qytetërim dhe nuk themelon shkenca dhe kulturë.
Ajo që krijon qytetërimin dhe kulturën e vendosur është angazhimi dialektik i njeriut me mjedisin e tij nga njëra anë dhe angazhimi i tij dialektik me tekstin nga ana tjetër.
Është ndërveprimi i njeriut me realitetin dhe angazhimi i tij dialektik me të – me të gjitha strukturat e tij ekonomike, sociale, politike dhe kulturore që janë pjesë e realitetit të tij – që krijon qytetërimin. Kurani ka një rol themelor në qytetërimin tonë të ardhshëm që nuk mund të anashkalohet në formësimin e veçorive të këtij qytetërimi.