Zoti i tha Muhamedit dhe ai ishte në shpellën Hira: LEXO, edhe pse ai nuk dinte të lexonte, as nuk kishte njohuri të lapsit, por i tha Lexo, me Lapsin e Zotit tënd.
Ky është Lapsi i Zotit të cilit Ai i tha: Shkruaj! Shkruaj çdo gjë që është në gjithësi, secilën vepër e punë të kryer nga kushdo.
Shkruaj, se zemra, dëgjimi dhe shikimi janë përgjegjës për çdo gjë! Ai tha: “U dhashë shikimin, dëgjimin e zemrat për të qenë ju falënderues..”
Këto tre elemente janë roli kyç i njeriut në jetën e tij, por edhe balli dhe mendja, janë dhuratë për të cilat do të pyetemi ditën e gjykimit para Zotit Krijues.
Të i kthehemi këtij lapsi, s’ka dituri pa diturinë e lapsit. S’ka mirësi pa bërë gati diçka në librin e lapsit. Besoni çdo gjë në këtë botë është arritur përmes dijes, lapsit që shkruan libër. Bota nuk ec tutje pa këtë element të rëndësishëm e kryesorë.
Mësuesi, shkolla, kolegjet e universitetet duhet që të na mësojnë se si të mësojmë.
Ai që nuk të mëson se si të mësosh, nuk është mësues, ndaj lexo me lapsin e Zotit tënd, përmes të cilit Zoti e nderoj gjithësinë.
Debato në atë që dëgjon e sheh, mos polemizo por debati. Debati është amanet i Zotit për njeriun e të cilin e pranoj vetëm njeriu, jo qiejt e as toka e as kodrat. Qartësoje vizionin tënd përmes dijes e leximit.
Të debatojmë do të thotë të mos pasojmë verbërisht duke qenë vetëm dëgjues e asnjëherë parashtrues të pyetjeve.
T’i kthehemi atij libri të madh që është i ruajtur në pllakë e nga ajo pllakë është nxjerrë Tevrati, Ingjili e Kurani e aty janë edhe shënimet tona.
Duke u shtuar vitet, dobësohet shikimi kurse qartësohet vizioni. Prandaj është më se e duhur që të qartësojmë veten para se të na epet libri ditën e llogarisë