Jetoi një kohë një druvar i ndershëm dhe mjaft i fuqishëm i cili kërkoi punë te një shitës i drunjve. Me të parë forcën e tij shitësi e punësoi dhe i ofroi një pagë e kushte të mira.
Për t’ia kthyer mirësinë, druvari vendosi të japë më të mirën e tij.
Shitësi ia dha një sëpatë dhe e drejtoi te vendi ku do të punonte.
Ditën e parë druvari preu 20 drunj dhe që të gjitha i solli tek shitësi. Shitësi e vërejti vullnetin e druvarit, e uroi dhe e inkurajoi që punën ta vazhdonte kështu. Ditën tjetër druvari vendosi të punonte edhe më shumë, por përkundër përpjekjeve të tij që të sjell sa më shumë drunj, në fund arriti që t’i sjellë vetëm 15. Ndërsa ditën e tretë arriti t’i sjellë vetëm 10 drunj, pavarësisht përpjekjeve të mëdha. Dhe kështu dita ditës filloi të sjellë pak e më pak drunj.
“Ndoshta ka filluar të më humb fuqia”, mendoi me vete druvari dhe shkoi tek shitësi që t’i kërkoj falje sepse as vet nuk e dinte se çfarë po ndodh.
“Kur është hera e fundit që e ke mprehë sëpatën?” – e pyeti shitësi.
“Ta mpreh sëpatën time?! As që e kam menduar për këtë, bile as kohë nuk kisha për këtë. Gjithnjë kam qenë i zënë duke prerë drunj”, u përgjigj druvari.
Të dashur lexues, jetërat tona i ngjajnë këtij tregimi. Ndonjëherë jemi aq të preokupuar saqë nuk gjejmë kohë të mprehim sëpatën tonë. Në kohën e sodit, çdonjëri prej nesh është më i zënë dhe më pak i lumtur se kurrë më parë. Por, përse? Ndoshta sepse kemi harruar si të qëndrojmë të mprehtë?
Të gjithë ne kemi nevojë për pushim, mendim e meditim, mësim e edukim. Por nëse mirremi me punë të kota ato primare nuk kemi kohë ti shiqojmë e të përkushtohemi..!
Nëse ne nuk gjejmë kohë ta mprehim sëpatën, atëherë do të mbetemi në një amulli të zhvillimit dhe përparimit tonë.
Prandaj të fillojmë nga ky moment. Të mendojmë për mënyrat se si mund ta bëjmë punën tonë më të dobishme dhe t’i shtojmë sa më shumë vlera.