Thuhet: buzëqeshja është fjalë e bukur. Nëse buzëqeshë pesë sekonda, edhe fotografia del më e bukur. Imagjinoni: nëse buzëqeshni gjithmonë, sa më e bukur do të bëhej edhe jeta e juaj…
Buzëqeshja zgjat jetën, por varet se çka fshihet pas saj: intriga, cinizmi, hipokrizia, injoranca, sarkazmi, servilizmi, dashuria a sinqeriteti…
Kujdes: jetojmë në një kohë ku flitet gjuha e interesit.
Nëse arrin ta kuptosh kohën e humbur, ke fituar të ardhmen.
Çdo ditë nga një vepër e mirë, janë 365 të mira në vit.
Çka të lëndon sot, të bën më të fortë nesër.
Një njeri i menqur thoshte : Mos u habit nga zogu i cili ikë kur t’i afrohesh me bukë në dorë. Ata besojnë se liria është më e shtrenjtë se buka.
Shkruan Visar Dili