THIRRJA PËR ARSIMIM DHE LARGIM NGA PASIMI I VERBËR NUK ËSHTË ISLAMOFOBI

THIRRJA PËR ARSIMIM DHE LARGIM NGA PASIMI I VERBËR NUK ËSHTË ISLAMOFOBI
Nuk ka prind që nuk do të donte të shihte fëmiun e vet që shënon rezultate në jetë, shkollim dhe arsimim. Secili prind ka dëshirën që fëmiu i tij të jetë i veçuar në të arritura dhe suksese. Nëse është kështu atëherë përse të mos angazhohemi pandërprerë që trashëgimtarët tanë të jenë të tillë, të ditur, të shkolluar dhe me rezultate të dobishme në çdo sferë të jetës.
Ne kur bëjmë thirrje për luftimin e dukurive që devijojnë dhe pengojnë fëmijët tanë nga suksesi, ne nuk kemi synim asgjë tjetër, përveç që duam që fëmiu ynë të jetë nesër mjek i mirë, mësues, artist, udheheqës i drejt dhe sportist i dalluar.
Vendet që kanë shënuar progress në fusha shkencore, kanë arritur të nxjerrin programet e tyre në dobi të gjeneratave vijuese. Sot ato vende kanë shënuar rezultatete në çdo fushë dhe sferë të jetës.
Para vetes kemi edhe pasqyrën e suksesit por edhe të tmerrit. Në vend që fëmijët t’i edukojnë drejt arsimimit dhe studimeve, bota e tmerrit ka rekrutuar ata në gjëra vërtetë tmerruese. Në disa vende të botës, fëmijët janë duke u përdorur si mjet dhe vegël drejt veprimeve terroriste. Ju shihni sot se çfarë modeli solli konflikti fetar dhe sektarë në Siri dhe Irak, fëmijët u vranë dhe u dhunuan, vajzat e reja u bën shërbëtore dhe robëresha, për t’ju shërbyer mendimit të tmerrit dhe frikës. Nuk është caktim i Zotit që ata dhe ato të përdoren për motive të ulëta, fyese dhe denigruese.
Zoti nuk ka shkruar askund se këto që janë duke ndodhur nga krimet dhe keqpërdorimet e fëmijëve të jenë legale.
Ndaj ne duam dhe thërrasim me zërin e lartë të arsyes dhe mendjes si dhe dëshirës për më mirë, mësoni, edukoni dhe orientoni djemtë dhe vajzat që të jenë jo vetëm përfaqësues të denjë të familjes, por edhe të dobishëm për shoqërinë, atdheun dhe njerëzimin mbarë. Duam të shohim fëmijët tanë të jenë sportist të dalluar, mjek të mirë, udhëheqës të drejt, mësues të shquar, poet, autor, inxhinier dhe atdhetarë të devotshëm. Ky është vullnet i Zotit dhe natyrshmëri e çdo prindi