Të udhëtosh me aeroplan vend deveje…

Të udhëtosh me aeroplan vend deveje…

Rruga drejt modernitetit është e gjatë dhe bota myslimane ende nuk ka vullnetin për ta udhëtuar atë. Importimi i restoranteve të ushqimit të shpejtë nuk do t’ju bëjë modern. Të udhëtosh me aeroplan në vend të një deveje nuk të bën modern. Moderniteti është një numër vlerash që muslimanët duhet të përvetësojnë në mënyrë që të formulojnë një kulturë që do t’i bëjë ata produktivë.

Nuk mund të blesh apo importosh modernitet; vjen si rezultat i një ndryshimi kulturor. Myslimanët kanë nevojë për një kulturë të re të bazuar në një kuptim bashkëkohor të Kuranit, ku praktika fetare e dikujt është personale, ndërsa vlerat shoqërore janë të përbashkëta dhe shteti është civil, ashtu si shoqëria e Medinës nën udhëheqjen e Profetit tonë të dashur.

Pluralizmi, arsimi dhe tregjet e hapura: Këto kanë qenë dikur vlera myslimane dhe mund të jenë të tilla përsëri.