A duhet të kemi parasysh se të tjerët ndoshta kanë një udhëtim ndryshe? I gjykojmë tjerët pse nuk janë si ne, filani nuk është si unë dhe unë s’jam si ai.
Është i mirë nëse është siç jam unë, në të kundërtën nuk ia vlen.
E përse ai të mos mendoj siç unë mendoj, e të gjykoj me trurin tim.
Ai do të bëhet i mirë nëse ka standardin tim që unë e kam vendosur për veten time.
Të nderuar, këto janë çështje që hasim shpesh në shoqërinë njerëzore. Ndodh që shpesh prishen raportet familjare, por edhe mes shokëve, miqve e dashamirëve.
Këto janë tendenca për të ngulfat tjetrin nga qëndrimi dhe ndërtimi i imazhit personal. Imazhin tënd nuk është detyrim për tjetrin.
Është vullnet i Zotit dhe thirrje e Tij që njeriu të vendos vet, të përcaktohet, të mendoj dhe krijoi jetën dhe figurën e tij ashtu si e sheh më së miri për veten, pa i bërë dëm askujt.