Kultura: “ Kush thotë”:
Për fat të keq jemi bërë pjesëtarë që kur të referohemi për diçka shprehemi me : “ Ka thënë dhe tha” e jo nga ata që themi: “ E bëri”.
Filani ka bërë këtë punë të mirë, vepër të mirë apo diçka që u duhet njerëzve. Shoqëritë që ende vazhdojnë me “ Ka thënë dhe tha” e jo “ e bëri” janë në mesin e vendeve jo përparimtare dhe këtë e shohim dhe dëgjojmë çdo ditë të jetës sonë.
Është bërë rutinë edhe shpjegimi fetar me temrmet e njëjta dhe refren ditor: “ Tha dhe ka thënë” e jo e ka “bërë”.
Duket se numri i atyre që janë ithtarë të: “ THA” ështu duke e fuqizuar kulturën e gabuar dhe mbështetjen e bisedën gjithëherë në “tha”.
Kush thotë kështu hyn në xhenet…
Kush thotë ashtu shpërblehet me xhenet…
Kush thotë 100 herë kështu ka këtë shpërblim…
E që në gjuhën arabe kjo shkruhet e shqiptohet kështu: من قال، قال …
Përse të mos zëvendësohen këto fjalë me:
Kush e bën këtë punë ka këtë shpërblim…
Kush e ndihmon të varfrin ka këtë shpërblim, të sëmurin, jetimin, të vetmuarin.
Kush vepron dhe bën punë me djersë ka këtë shpërblim etj.
Për fat të keq ne po kënaqemi me shprehje e jo me vepra, po kënaqemi me vetëkënaqsi e jo me punë dhe kjo nënkupton se shpjegimi fetar duhet të rikthehet në binarin e shëndosh dhe puna e vepra duhet të fuqizohen e jo shprehjet.
Dr. Muhamed Fakeeh, studiues i Islamit në Jordani