Rihapja e mendjes muslimane
Një mendje është si një parashutë. Nuk funksionon nëse nuk është e hapur. Kështu që për të mbijetuar, duhet ta mbash mendjen hapur.
Një civilizim është rezultat i produkteve kolektive intelektuale të njerëzve të tij. Sapo të vendosë të kufizojë lirinë e tyre të mendimit dhe inovacionit, praktikisht do t’u kërkohet atyre të mbyllin mendjen.
Ky, në fakt, do të jetë fillimi i fundit për atë qytetërim.
Nëse doni që muslimanët të arrijnë shekullin 21, hapeni përsëri mendjen tuaj. Përdorni mendimin kritik për të kuptuar botën përreth jush dhe për të rishikuar trashëgiminë tuaj intelektuale dhe fetare. Në Islam, nuk ka shenjtorë ose burra të shenjtë. Çdo vepër e prodhuar nga çdokush duhet t’i nënshtrohet ekzaminimit kritik. Kjo është mënyra për të ringjallur të kuptuarit tonë të trashëgimisë sonë, për të riprodhuar njohuritë e nevojshme për të kapërcyer boshllëkun e madh që na ndan tani nga pjesa tjetër e botës dhe për të pasur një kuptim bashkëkohor të Kur’anit dhe praktikës profetike..
Safi Kaskas, studiues i Islamit