Nëse disa nga “miqtë” tuaj në Facebook thonë gjëra që ju shqetësojnë sipas vlerave dhe parimeve tuaja, qëndroni larg tyre…
Nëse shihni të keqen, padrejtësinë, zilinë dhe mburrjen, dhe kjo është shqetësuese për psikikën tuaj, atëherë shmanguni polemikave sepse ato të mbajnë në të shkuarën dhe e parandalojnë të ardhmen tuaj.
Mos harroni se jeta është plot me art, muzikë, teatër, shkrimtarë, njerëz të mirë dhe ata ekzistojnë edhe nëse nuk i njeh drejtpërdrejt…
Mos harroni se keni shumë, një shtëpi për t’u strehuar ndoshta, një person që ju do, ndoshta shëndet të mirë dhe keni nevojën e mundësisë për të luajtur rolin tuaj në jetë dhe të keni sukses në të…
Iluzionet mendore rriten në rast shqetësimesh, ndaj mos u dorëzoni pas iluzioneve të mendjes…dhe energjia negative ndikon në atë që ju rrethon, por mbani mend gjithmonë se në zemrën tuaj ka një burim të pashtershëm energjie pozitive.
Qëndroni larg asaj që ju lëndon dhe falenderoni Zotin që Ai jua hapi mendjemprehtësitë ndaj dashurisë…