E çuditshme është kjo botë sprovuese!
I vijnë paratë dhe ai humb qetësinë, i vjen qetësia dhe ai humb paratë, i vijnë para dhe qetësi dhe ai humb një të mirë, i vjen një e mirë dhe ai humb fëmijët, i vijnë fëmijët por ai nuk ka të ardhura të mjaftueshme për ta, atij i vijnë të ardhura që i mjaftojnë por fëmijët e tij janë të këqij, gjithçka po shkon mirë por shëndeti i tij është i keq!!
Pse?
Kjo botë është ndërtuar mbi papërsosmëri nga mëshira ndaj nesh, dhe nëse gjërat ju vijnë ashtu siç dëshironi, atëherë kjo është fatkeqësia më e madhe, sepse nëse gjërat do t’ju plotësoheshin ashtu siç dëshironit, do të vareshit nga bota dhe ju nuk do të bënit mirë për takimin me Zotin e Plotfuqishëm.