Po thonë se Muhamedi a.s nuk e ka kremtuar datëlindjen e tij…
Është e pamundur të besohet se diçka që me shekuj është kremtuar t’i themi se tani u bë e ndaluar.
Rasti i mevludit dhe kremtimit të tij, sipas kometimeve të reja të disave në shekullin 21 se qenka risi dhe se Muhamedi a.s nuk e ka bërë, në duam të themi se ka qindra e mijëra gjëra të cilat ai nuk i ka bërë por s’mund të themi se janë të ndaluara:
Xhamitë nuk kanë pasur minare në kohën e tij.
Xhamitë nuk kanë pasur shtrojë apo tepihë.
Xhamitë nuk kanë pasur zërim.
Në xhuma nuk është thirrur ezani i dytë.
Xhamitë nuk kanë qenë të ndërtuara me shpenzime marramendëse etj…
Nëse doni të ndiqni rrugën e tij a.s atëherë ne u themi:
Ai ishte modest.
Ai nuk kishte pasurinë minimale që ne kemi sot.
Ai nuk kishte villa luksoze.
Ai nuk mbante fjalime e derse me pagesë.
Ai nuk organizonte “koncerte Islame” e hyrja të ishte me pagesë.
Ai nuk shëronte me Kuran e me pagesë.
Kaq për sot!