Përse devotshmëria?
Përtej mençurisë, shkathtësive e përvojave, në ballafaqimin tonë me situata të komplikuara dhe procese të vështira vendimmarrëse në jetë, ne mbi të gjitha kemi nevojë për udhëzimin (hidajetin) e Zotit.
Kur e pyetën hazreti Omerin se a ishin të vetëdijshëm kur në periudhën para udhëzimit adhuronin putat për zota, përgjigja e tij ishte: “vetëdije kishim por na mungonte hidajeti (udhëzimi) i Zotit”. Se sa jetik është udhëzimi i Zotit për neve e vërteton fakti se, ne vetëm në namazet farze 17 herë në ditë i lutemi Zotit për te, gjatë leximit të Fatihasë: “Udhëzona në rrugën e drejtë”.
Ky i përfituar nga udhëzimi i Zotitështë i ndërlidhur dhe i kushtëzuar me takvallëkun (devotshmërinë). Kjo dëshmohet në fillimin e sures pasuese pas fatihasë: “Ky është libri që nuk ka dyshim në të, është udhëzues për të devotshmit”. Pra vetëm të devotshmit janë ata përfituesit nga hidajeti (udhëzimi) i Zotit.
Njerëzit zakonisht ndryshe reflektojnë në paraqitjet e tyre publike nga ajo çfarë janë në të vërtetë në brendinë e tyre. Ajo çfarë bën devotshmëria me këtë rast është se arrinë të përafroi të dyja këto pole. Përafrimi i tyre bën që neve të na qartësohet vizioni, dhe ne vetëm në këso gjendje arrijmë të akceptojmë saktë sinjalet e udhëzimit hyjnor, të cilat sinjale na arrijnë neve sa herë që paraqitet nevoja.
Garantues i këtij rezultati është vet Zoti fuqiplotë: “…e kush ka dro Zotin (u përmbahet dispozitave të Tij), Ai i bën atij rrugëdalje…”
Duke qenë se jemi në Ramazan, kemi rastin të përfitojmë nga oferta e ngritjes së niveleve tona të devotshmërise, përderisa vet qëllimi i agjërimit është po devotshmëria:
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të DEVOTSHËM.”
Dr. Besim Arbanashi