Rendi i fjalëve në fjali

Rendi i fjalëve në fjali

Sa i përket rendit të fjalëve në fjali, kjo, në të folur, është vërtet shumë e lirë, por kur vjen puna për t’u shprehur me shkrim, sidomos në tekste shkollore, duhet të kemi kujdes që fjalët të renditen sipas natyrës sintaksore të shqipes dhe jo të përmbyset shpesh rendi i fjalëve, sepse kështu del një renditje e huaj, pra, jo sipas frymës së shqipes.
P.sh.: ndajfolja, në shumë raste, në vend që të vihet pas foljes, (ajo sipas rrethanave, shoqëron foljen dhe shërben për të plotësuar më mirë kuptimin e saj) vihet para saj. P.sh., shkruhet: “…mbajeni në diell dhe RREGULLISHT ujitni…” (Duhet: …mbajeni në diell dhe ujite (ni) RREGULLISHT).
Ose: “Me forca të përbashkëta ata LEHTË janë mbrojtur nga rreziqet.”
Duhet: Me forca të përbashkëta ata janë mbrojtur LEHTË nga rreziqet etj.

~Prof. Eroll Sejdiu