“Nuk ke pse të kesh opinion për gjithçka” – shkruante në ditar Perandori i Romës, Mark Aureli, njeriu më i pasur i kohës, që komandonte ushtrinë më të fuqishme në botë. Nuk po thoshte se s’duhej të përfshihej në çështje publike, përkundrazi, stoikët e quanin thirrje të rëndësishme pjesëmarrjen në politikë. Por nuk duhet “llapur” për gjithçka e nuk duhet të shprehesh pa ditur mirë se për se bëhet fjalë. “Kujdes se mos të duket vetja Perandor”, i shkruante sërish Perandori vetes. Sepse modestia është virtyti i të mençurve, ndërsa narcizët gjakësorë flasin e flasin të kurdisur nga injoranca dhe vetëpëlqimi.
Blendi Salaj