Ne duhet që çdo dallim fetar ta lëmë anash kur është ne pyetje kombi..!

 

Ne duhet që çdo dallim fetar ta lëmë anash kur është ne pyetje kombi, interesim kombëtar dhe mirëqenia e popullit.
Kombësi të tjera janë duke e përdorur fenë si metodë manipulimi me ndjenjat e besimtarëve shqiptarë, për të na asimiluar dhe nënshtruar.
Preokupimi primar i jonë duhet të jetë interesi kombëtar.
Të punojmë ta ndërtojmë shtetin, sepse pa shtet dhe siguri as feja nuk mund të mbahet.
Zoti na ka bërë mëkëmbës të këtyre trojeve, andaj duhet t’i ruajmë me çdo kusht.
Trojet shqiptare dhe kombi janë të të gjithë shqiptarëve pa dallim.
Nuk ka rëndësi se çfarë feje ka ky apo ai tjetri, kombin e kemi të përbashkët, dhe duhet dhënë çdo gjë nga vetja për të.
Mos të lejojmë që të tjerët të keqpërdorin fenë e të krijojnë ndasi e përçarje mes nesh.
Shqiptarët gjithmonë janë njohur për dashurinë vëllazërore mes vete pa dallim besimi.
Të ruajmë e kultivojmë vlerat tona si komb, ta duam njëri tjetrin, e mos të biem pre e manipulatorëve ekstremist.
Shqiptarët kanë kaluar shumë sfida të rënda, asnjëherë nuk jemi dorëzuar, dhe gjithmonë do të jemi faqebardhë.