Myslimanët e Arabisë Saudite dhe Iranit i pajton Kina

 
Arabia Saudite dhe Irani njoftuan të enjten një marrëveshje për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e misioneve në kryeqytetet e tyre, në një hap tjetër drejt pajtimit pas shtatë vitesh “tensioni.”
Dy rivalët rajonalë do të rihapin zyrat e përfaqësimit në kryeqytetet e tyre dhe në dy qytete të tjera të mëdha, Mashhad në Iran dhe Jeddah në Arabinë Saudite.
Ministri i Jashtëm iranian, tha se ra dakord me homologun e tij saudit për një axhendë të përbashkët që përfshin bashkëpunimin ekonomik dhe ndjekja e stabilitetit dhe zhvillimit në Lindjen e Mesme.
Takimi që u zhvillua mes ministrave të jashtëm të dy vendeve në Pekin tregon një tjetër hap drejt pajtimit pas shtatë vitesh “tensione.”