Përzemërsia dhe humori, janë nga ndihmësit kryesorë të një edukatori apo mësuesi, për përçueshmërinë dhe drejtimin e nxënësve drejt rrugës së vetes dhe jetës.
Mësues, përpiquni të jini të përzëmërt me nxënësit tuaj. Tregojni gjërat, që kanë mësuar dhe bërë mirë. Mos u lodhni duke gjetur gabimet e tyre. Nxitini ti gjejnë vetë. Nëse vërtet doni ti ndihmoni nxënësit tregojuni arritjet dhe jo të metat apo mosarritjet. Tregojini se edhe ju nuk keni lindur të ditur apo mësues, por jeni përpjekur si ata, nxënësit tuaj dhe keni mësuar fort dhe nuk jeni mërzitur e tërhequr, kur nuk i bënit mirë detyrat apo nuk arrinit rezultatet, që dëshironi.
Me këmbëngulje dhe duke dëgjuar këshillat dhe sygjerimet e të rriturve, prindër e mësues, sot jeni përpara nxënësve tuaj, si mësues dhe sëbashku të bëni më të mirën. Shkolla është vendi dhe institucioni, që zhvillon mëndjen e fëmijëve duke u mësuar njerëzoren. Mësuesit janë pjesa e gjallë e institucionit shkollë. Përpiquni mësues, dhe bëjini “ndihmësit dhe mjetet” tuaja, përzemërsinë dhe humorin. Është vërtetuar edhe shkencërisht që janë “ndihmësit dhe mjetet” më të mira, për të bërë një fëmijë, një njeri të zotin, vetja dhe qytetar të mirë.