Mendja e shëndoshë është pikë orientuese e njeriut në rrugën drejt njohjes dhe besimit në Një Zot të Vetëm.
Mungesa e mendjes dhe trurit bën që njerëzit të besojnë me mendjelehtësi atë që u thuhet. Sikur i mençuri të përdorte mendjen, logjikën, trurin, assesi nuk do të pranonte asnjë veprim të shëmtuar që cenon dhe godet të drejtën e njeriut për jetesë dhe mirëqenie.
Kurani potencon qartë popujt e kaluar që u ishin dërguar profet më parë, e popujt thonin ne nuk mund të pranojmë diçka të re. Kështu i gjetëm të parët dhe kështu duam të lëvizim, thoshin ata. Por, jo, Kurani këtë aspak nuk e preferon. Ka dhe do ketë qëndrime gjithherë të ndryshme. Mendimet e ndryshme do ekzistojnë përherë.
Opinionet e njerëzve që përdorin mendjen mund të jenë të ndryshme dhe kjo nuk bie ndeshë aspak me mendjen dhe tekstin. Mendja është ajo që të shpie drejt gjërave shumë madhore. Anashkalimi i saj duke u mbështetur vetëm në tekstin e paqartë, krijon mundësinë për mendjelehtët që nuk i dijnë vlerën dobisë së të menduarit dhe logjikuarit