Nuk mund te jesh edhe fetar i devotshem i Zotit edhe ekstremist.!

Ekstremizmi si term gjeneral eshte veprim i skajshem ne sjellje, ne qendrime dhe ne veprime, ndersa ekstremizmi fetar eshte nje forme e veçantë e interpretimit te skajshem të mesimeve selektive fetare, e bazuar ne literature dhe ideologë te perzgjedhur.
Ekstremizmi krijohet dhe kultivohet nga qarqe te caktuara, në menyre qe te jete ne sherbim te agjendave sektare, ideologjike dhe politike, dhe assesi ne sherbim te nje forme objektive fetare.
Sjellja apo veprimi ekstrem ne emer te Zotit, ne realitet eshte veprim kunder Zotit.
Nuk mund te jesh edhe fetar i devotshem i Zotit edhe ekstremist, ngase jane dy elemente diametralisht të kundërta.