LUMTURIA E VËRTETË
Një herë një miliarder u ftua në një emision për një “intervistë”.
Intervistuesi pyeti:
“Zotëri, cila ishte koha kur jeni ndjerë më i lumtur në jetën tuaj?”.
Miliarderi u përgjigj:
“Kam kaluar katër faza të lumturisë në jetë dhe më në fund kuptova kuptimin e lumturisë së vërtetë.
▪︎ Faza e parë ishte kur grumbullova pasuri dhe burime. Në këtë fazë isha shumë i lumtur, por nuk e kisha lumturinë që doja.
▪︎ Më pas erdhi faza e dytë kur fillova të mbledh sende me vlerë dhe sende të rralla, por kuptova se edhe kjo është e përkohshme dhe shkëlqimi i gjërave të çmuara nuk zgjat shumë.
▪︎ Pastaj erdhi faza e tretë, ishte kur mora një projekt të madh dhe në atë kohë kisha kontroll mbi 95% të furnizimit me naftë në vendin tim dhe u bëra gjithashtu pronari më i madh i anijeve në Azi dhe Afrikë.
Por as në atë kohë nuk e pata lumturinë që kisha imagjinuar.
▪︎ Pastaj erdhi faza e katërt …
Ishte kur një miku im më kërkoi të blija karrige me rrota për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Me rekomadim të mikut i bleva ato menjëherë. Shoku im këmbënguli që unë duhet të shkoja me të dhe t’u dorëzoja vetë karriget me rrota atyre fëmijëve. Për shkak se ai këmbënguli dhe insistoj disa lutjen e tij për të shkuar,
unë më në fund pranova dhe shkova me të. Kur arrita në atë vend, i dhashë vetë karriget me rrota të gjithë atyre fëmijëve. Kur po ua dorëzoja ato karrige me rrota, pashë një shkëlqim të çuditshëm lumturie në fytyrat e këtyre fëmijëve.
Më vonë, i pashë të gjithë të ulur në ato karrige me rrota dhe duke lëvizur përreth, duke u argëtuar. Skena ishte sikur të gjithë ishim në një vend pikniku dhe ata të gjithë po ndanin lumturinë e tyre.
Në atë moment ndjeva një lumturi të veçantë brenda meje.
Kur erdhë koha të largohem, njëri nga ata fëmijë më kapi fort këmbët. U përkula dhe e pyeta:
– A ke nevojë për ndonjë gjë tjetër?
Fëmija u përgjigj – Jo, thjesht dua të kujtoj fytyrën tënde që kur të të takoj në parajsë, të të njoh dhe të të falënderoj edhe një herë.
Kjo përgjigje jo vetëm që më tronditi, por edhe më ndryshoi krejtësisht këndvështrimin tim ndaj jetës. Në atë kohë ndjeva se isha vërtet i lumtur dhe kuptova se çfarë është “lumturia e vërtetë.”.
Mësimi: T’u japësh lumturi të tjerëve sjellë lumturi të vërtetë për veten.
(e huazuar)