GAJB, janë çështje ekskluzive vetëm në Dijen e Krijuesit të gjithësisë. Gajb është bota tjetër, parajsa apo xheneti është në dijen e Vetëm Zotit dhe as të dërguarit nuk kanë njohuri në Gajbin, të fshehtën që e di Vetëm Zoti i botëve. Çdo tentim për t’u përpjekur me i dhënë komentim, interpretim apo sqarim çështjeve që kanë të bëjnë me Dijen e Zotit është e pasaktë, pa qëndrim dhe e pavërtetë.
Fjalimet e fundit të disa ideologëve vehabist rreth hyrive dhe seksit në xhenet jo vetëm se janë të turpshme por edhe janë në ndesh me ekskluzivitetin që Zoti i dha vetes rreth të fshehtës-gajbit.