Ende nuk kam dëgjuar askënd që i mëson njerëzit si të praktikojnë namazin.
Praktikimi i namazit nuk është në xhamia. Pyetsi: E ku?
Praktikimi i namazit është kur del nga xhamia…!
‘ A je duke e praktikuar atë që e the në xhami.?
Pyetsi: A nuk është praktikimi në xhami në kohët e veta a?
Në xhami po kryhet namazi e jo praktikimi..!
Kur e fillon namazin thua: Allahu Ekber, e lexon “ Vetëm ty të adhurojmë dhe nga ti ndihmë kërkojmë…” e thua këtë dhe kjo regjistrohet e shënohet në libër të ruajtur e të dalin shënimet në ditën e gjykimit
POR KUR DEL NGA XHAMIA CFARË BËN?
Nuk po dua të qaj në lidhje me këtë, por si të del nga xhamia e then zotimin duke u betuar në kundërshtim me Zotin, ja dorëzon çështjen e vet (kaderin) exhinëve, falltorëve e mësyshit.
E ku mbeti ajo që e lexove në xhami: “Vetëm ty të adhurojmë…”
Po ashtu në ruku i thotë Zotit: I Lart madhërishëm je ti o Zot… kurse kur del nga xhamia e shikon xhepin e vet çfarë po i del nga pasuria e njerëzve, a po e respekton prindin, fqinjin, a e hjek ndonjë pengesë nga rruga…?
Kush është pra i Lart madhërishëm që the në ruku.?
Këto janë pra 4 dëshmi që argumentojnë se ti e ke praktikua namazin dhe janë dëshmia e qelizës së natyrshmërisë. Zoti është Një i Madhërishëm, Ai ka Dërguar profet për të nderuar Atë…
ALIJ HUËAJRANI, studiues i fesë me origjinë nga Arabia Saudite