Egoizmi

Egoizmi

Nuk ka dyshim se bota mund të përfitojë më shumë nga njerëzit e vëmendshëm dhe të matur. Një gjest i vogël egoizmi mund t’i largojë njerëzit që ju interesojnë më shumë në jetën tuaj.

Njerëzit për nga natyra janë krijesa intuitive dhe mund ta ndiejnë nëse po bëni diçka me një synim egoist. Por vetëm sepse njerëzit mund të mos veprojnë gjithmonë me atë intuitë, kjo nuk ju jep avantazh që të vazhdoni të tregoheni të tillë.

Në mënyrë që të jetoni një jetë të lumtur, duhet të mësoni se si të jetoni me të tjerët, dhe kjo kërkon të hiqni dorë nga pjesë të vetes pa kërkuar asgjë në këmbim.

Ironikisht, kur jepni nga vetja pa pritur diçka në këmbim, juve ajo do t’ju kthehet mbrapsht, madje dhe më shumë. Pra, nëse keni nevojë për një bekim, largojeni fokusimin nga vetja tuaj dhe thjesht jini një bekim.