E dua mendimin dhe pyetjet

Një mik m’u afrua pas predikimit tim të së premtes dhe më tha se i pëlqente ajo që thashë në hutben time për fuqizimin e fëmijëve tanë me të menduarit kritik, por djali i tij gjithmonë vë në dyshim atë që babai i tij e konsideronte të vërtetën e padiskutueshme.
E pyeta se çfarë lloj pyetjesh po bën?
Ai tha se po pyet pse duhet të besojmë se ekziston vetëm një Zot? Nëse ka Një, pse jo më shumë? Mund ta imagjinoni sa guximtar është ai? Nuk mund ta lejoj të bëjë një pyetje të tillë, tha ai.
Pse jo thashë. Nëse nuk e lejoni t’ju pyesë, pyetja nuk do të largohet. Ai thjesht do të kërkojë dikë tjetër që t’i përgjigjet pyetjes së tij dhe nëse askush nuk do ta respektonte aq sa t’i përgjigjej pyetjes, ai thjesht mund të humbasë besimin fare.
Ai tha, duke menduar se po më sfidon, por ju thatë se Kur’ani i ka përgjigjet. Çfarë përgjigje mund t’i jap nga Kur’ani?
Unë thashë: “Sikur të kishte në qiell apo në tokë ndonjë zot tjetër përveç Zotit, ata të dy do të shkatërroheshin. Por i lartësuar qoftë Zoti në lavdinë e Tij të pakufishme, Zoti i Arshit, i Cili është shumë më tepër se çdo gjë që ata përshkruajnë.”
Konkluzion:
Nëse prindërit nuk e mësojnë atë që thotë Kurani, ata nuk do të jenë në gjendje t’u japin përgjigje fëmijëve të tyre.
Nëse prindërit nuk fillojnë herët për të krijuar një miqësi me fëmijët e tyre, vjen një moment kur është tepër vonë për të filluar.
Prindërit duhet të kuptojnë se të mësuarit/mësimdhënia është një proces gjatë gjithë jetës.
Nëse djali/vajza juaj vjen tek ju për përgjigje, jini shumë mirënjohës dhe tregojuni atyre respekt për përdorimin e trurit të tyre.
Të menduarit është një dhuratë nga Zoti. Refuzimi i mendimtarëve është refuzim i njohurive dhe mbështetje e injorancës.
Nëse prindërit nuk i lejojnë fëmijët e tyre t’i bëjnë pyetje të vështira për t’u përgjigjur, ata do të shkojnë diku tjetër për përgjigjet.
Dr. Safi Kaskas