CDO MËNGJES E NJËJTA FJALË: KINI KUJDES!

CDO MËNGJES E NJËJTA FJALË: KINI KUJDES!

Është bërë përditshmëri në vendet tona sa herë që zgjohemi në mëngjes e deri në mbrëmje “paralajmërime’ banale që dëshmojnë mos guximin tonë për t’u përballur me kritika e mendime ndryshe.

Jemi mësuar nga të njëjtat fjalë për çdo ditë:

Kini kujdes nga vehabistët

Kini kujdes nga selefistët

Kini kujdes nga vëllazëria

Kini kujdes nga shiat

Kini kujdes nga ahbashët

Kini kujdes nga ky sekt

Kini kujdes nga ky medium,

Kini kujdes nga ky autor

Kini kujdes nga kjo gazetë

Kujdes nga ky ligjërues

Kini kujdes nga kjo lëvizje e misionarëve….

E shumë tjera që çdo mëngjes e fillojmë me të njëjtën fjali dhe flemë në mbrëmje me të njëjtin refren: KINI KUJDES!

Ky diskurs i bisedave kudo, dëshmon për paaftësinë e njerëzve për t’u marrë me diçka të dobishme dhe tregon se shoqëria është në përrua dhe nuk ka aftësinë për të dal në rrugë, por mbetet e përkushtuar për të mbetur në përrua.

Pse tjetri nuk ka frikë nga ne ashtu siç i frikësohemi ne atij?

Nëse jemi vërtet ashtu siç pretendojmë se kemi të gjithë të vërtetën, pse të mos ndikojmë tek tjetri me intelektin tonë por vetëm po vazhdojmë me frikë nga secili që flet, shprehet e mendon.

Askujt dhe askënd nuk mund ta “mposhtim” me refrenin bosh që ndër shekuj e përdorim “KINI KUJDES”

Nëse vërtetë duhet kujdes, atëherë na sillni realitetin dhe të vërtetën që të mposhtim çdo gjë që duhet pasur kujdes.

Mjaft me fjalë boshe, është koha për reflektim intelektual dhe diskutime shkencore, kulturore dhe shkëmbim të ideve nw pwrputhje me vlerat njerëzore.

prof.dr. Muhamed Fakeh, ligjerues i fese Islame ne Amman te Jordanise