Ajo që shohim sot, a nuk është çudi?!
Të vdekurit na vizitojnë në ëndrra, e të gjallët s’na shohin dot me sy.
Eh sa shumë çudi në këtë kohën tonë.
Njerëz që po i pyete si janë, ata i mërzit, e të tjerët me këtë pyetje nga ti, presin mërzinë ta largojnë.
Sa larg shkon çudia, se beson dot njeriu.
Flasim me ata që na ndajnë dete e oqean, e i harrojmë ata të cilët në një tavolinë me ne janë.
E sa për ironi, ka edhe shumë çudi.
I ëndërrojmë gjërat e bukura në jetë, por nuk jemi të gatshëm për to, ta prishim as gjumin më të lehtë.
Blerim Musliu, Kryeimam në Klinë