Agjërimi ndër shekuj

Agjërimi ndër shekuj

  1. Kinezët e lashtë:

Ata e kishin agjërimin për perënditë e tyre dhe imitonin mbretin në agjërim. Mbreti linte ushqim dhe pije për njëzet e shtatë ditë dhe njerëzit e imitonin atë.

  1. Huranijunët-adhuruesit e Hënës dhe planetev

Agjërimi i tyre ishte i lidhur me hënën, sepse ata adhuronin planetet dhe hënën, duke lanë ushqimin, pijen dhe marëdhëniet intime gjatë agjërimit, fillonin të agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij.

  1. Faraonët

Egjiptianët e lashtë e ndiqnin zakonin e agjërimit, në kohë të ndryshme, qoftë në raste apo për t’u afruar me perënditë përmes këtij agjërimi, dhe dukej se kishte disa faraonë që agjëronin për Nilin, dhe të tjerë abstenonin nga ushqimi dhe pijet përveç perimeve dhe ujit si dhe për periudha të gjata kohore.

  1. Grekët

Agjërimi për ta ishte marrë nga faraonët, ku ata agjëronin para se të shkonin në ndonjë luftë apo betejë, sepse besonin se kjo do t’i forconte ushtritë e tyre dhe do t’i ushtronte për t’i bërë ballë të gjitha kushteve të ndryshme të luftës.

  1. Agjërimi në Judaizëm

Agjërimi në fenë hebraike ndahet në dy lloje agjërimi; njëri prej tyre është një lloj individual që individi e kryen si një kërkesë për falje, dhe shlyerje për çdo mëkat që ka bërë dhe lloji tjetër i agjërimit është agjërimi kolektiv i njerëzve që e përqafojnë fenë hebraike, në raste dhe festa të ndryshme, largim nga ushqimi, pija dhe marëdhëniet intime.

  1. Agjërimi në Krishterizëm

Agjërimi në krishterizëm ndryshon sipas varësisht sektit që individi ndjek brenda fesë.

Ka një sekt që përmbahet nga mishi, vezët dhe bulmetrat gjatë agjërimit, dhe ha dhe pi pjesën tjetër të ushqimeve dhe pijeve, përveç atyre që përmbajnë sende të ndaluara. , dhe ka një sekt tjetër, agjërimi i të cilit është i përafërt me muslimanët, ku ju përmbaheni nga ushqimi, pijet dhe marëdhëniet intime gjatë agjërimit dhe përpiqeni të largoheni edhe nga zakonet e këqija. Periudha gjatë së cilës një i krishterë agjëron ndryshon sipas çdo sekti.

  1. Agjërimi në Islam

Myslimanët agjërojnë në muajin e Ramazanit dhe ky agjërim zgjat Njw muaj . Gjatë agjërimit muslimanët qëndrojnë larg zakoneve të këqija, ushqimit, pijeve dhe marëdhënieve intime. Orët e agjërimit ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, por në disa vende orët e agjërimit janë më të gjata se në vendet e tjera. Ky është agjërim obligativ kurse dita e Hëne dhe e enjte konsiderohet agjërim vullnetarë.

  1. Budizmi

Ky agjërim është vetëm për katër ditë, që janë katër ditët e para të muajit hënor. Ky agjërim ndryshon nga të tjerët në atë që ithtarët e fesë budiste abstenojnë nga ushqimi dhe pijet, dhe gjithashtu abstenojnë nga puna gjatë periudhës së agjërimit.