Ai është vehabi, ndërsa ky është selefi e ai tjetri sufi, kurse ky pranë nesh shia, e një ma andej është zejdi,ka edhe druz e të mos flasim se ka edhe ahmedi e nakshibendi.
E miliona e miliona emërtime tjera, ky xhemat i atij e ai xhemat i këtij. Ky nuk bën e ai bën, ndërsa ai s’bën e ky mund ndodh bën.
Energji e humbur kot, kohë e çmuar që po kalohet në urrejtje e mllef. Të gjithë po pretendojnë se janë më afër xhennetit e tjerët pranë xhehnemit.
Nëse të pyesin për besimin fetar: Thuaj jam besimtarë i fesë Islame, pra mysliman, se kështu e tha Ibrahimi a.s dhe kështu e tha i Dërguari i fundit Muhamed a.s.