Disa janë të frikësuar nga fjala “ndryshim”.
Ata mendojnë se Islami, siç e njohin sot, është i njëjti Islam që ishte kur vdiq Muhamedi a.s. Jo nuk eshte.
Ndryshimi i vazhdueshëm është një ligj universal. Asgjë në këtë univers nuk mbetet e njëjtë.
Pra a ndryshoi Kurani? Jo, nuk ndodhi dhe nuk duhej, por kuptimi ynë për atë që thotë duhet të kishte ndryshuar. Nëse jo, thjesht do të thotë se bota përreth nesh po ndryshon ndërkohë që ne jemi ende duke pyetur veten se çfarë ndodh, dhe pikërisht këtu jemi sot.
Është koha, për mendimin tim, që të mblidhen një grup mendimtarësh për të prodhuar një lexim të ri të Kuranit.
Një që bazohet në lirinë dhe drejtësinë e dhembshur si thelbin e saj. Njëri që nuk e refuzon tjetrin, respekton të gjithë njerëzit dhe gjykimin ia lë Zotit. Një kuptim i ri që do të sjellë më të mirën e së kaluarës në të tashmen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Ne kemi njerëz të aftë për të bërë punën.
Është shansi ynë më i mirë që të përpiqemi të rehabilitojmë kuptimin tonë të Islamit me realitetet e shekullit të 21-të.
A janë të gatshëm mendimtarët myslimanë për këtë sfidë?