KUPTIMI I KEQ DHE QËLLIMI I I KEQ

KUPTIMI I KEQ DHE QËLLIMI I I KEQ
Islami ka nevojë për t’u kuptuar e jo për ekstremizëm
Injoranca zyrtare është kur ajo ka mbështetje. Nisur nga kjo, themi që në rrethanat aktuale tendenca për gjëra të kaluara për t’i bërë të tashme e rrezikon përparimin dhe zhvillimin shoqërorë e social.
Janë qindra gjëra që kanë të bëjnë për një kohë e person apo shoqëri, por të cilat nuk duhet ngulur këmbë për t’u pranuar si të jenë të sotme dhe për sot e nesër.
Duhet të dallojmë të shkuarën dhe të tashmen. E kaluara e secilës çështje i takon së shkuarës.
Qëllimi është i keq po edhe kuptimi i keq. Qëllimi i keq vjen si pasojë e kuptimit të keq dhe mos gatishmërisë për të lëvizur në hap me kohën dhe ndryshimet e mëdha që po ndodhin në secilën fushë të jetës. Sot askush nuk ka vullnetin për t’u kthyer në kohërat e shkuara e të vështira të jetesës. Po, kthimi në të shkuarën mund të jetë pozitiv e i dobishëm në çështjen e moralit, etikës, bamirësisë, mirësjelljes etj., por jo në gjëra të tjera.