Veprimet e mia janë ato që më përfaqësojnë mua si qenie njerëzore, jo fjalët e mia.

Veprimet e mia janë ato që më përfaqësojnë mua si qenie njerëzore, jo fjalët e mia.

Askush të mos m’i largojë rrudhat e ballit, të fituara nga habitë dhe bukuritë e jetës; Ose ato të gojës sime, që tregojnë sa kam qeshur; Dhe as qeskat nën sy: në to është kujtimi se sa shumë kam qarë. Ato janë të miat dhe janë të bukura.

Nuk kam më durim për disa gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës sime ku nuk kam dëshirë të humbas më kohë me atë që nuk më pëlqen apo më lëndon. Nuk kam durim për cinizëm, zili, kritika të tepruara dhe kërkesa të çdo natyre. Kam humbur vullnetin për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, për të dashur ata që nuk më duan dhe për të buzëqeshur për ata që nuk duan të më buzëqeshin. Nuk i kushtoj më asnjë minutë nga koha ime atyre që gënjejnë ose duan të manipulojnë veten ose njerëzit e tjerë.

Vendosa të mos jetoj me shtirje, hipokrizi, sipërfaqësi, pandershmëri dhe lëvdata boshe. Nuk duroj dot përzgjedhjet selektive dhe mendjemadhësi akademike. Nuk duroj dot konflikte dhe krahasime. Besoj në një botë që i përfshin të kundërtat dhe prandaj i shmang njerëzit me karakter të ngurtë dhe jofleksibël.

Në miqësi nuk më pëlqen mungesa e besnikërisë dhe tradhtia. Nuk shkoj fare mirë me ata që nuk dinë të lavdërojnë apo inkurajojnë njerëzit. Më kanë mërzitur ekzagjerimet dhe e kam të vështirë të pranoj ata që nuk i duan kafshët. Dhe mbi të gjitha nuk kam më durim për ata që nuk e meritojnë durimin tim.

Veprimet e mia janë ato që më përfaqësojnë mua si qenie njerëzore, jo fjalët e mia.

 

Meryl Streep