Thuhet se në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet: ”rruga për tek Morali”

Thuhet se në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet: ”rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit. Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë , pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënja. Nxënësit japonez pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë. Ata marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël. Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimin që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet ruajtja e kujdesi ndaj tyre.

Në foto, nxënësit japonezë në një orë mësimi në qiell të hapur, kjo pasi shkolla e tyre u shkatërrua gjatë hedhjes së bombës atomike në Hiroshima. Fotoja i përket vitit 1946.

Huazuar nga: https://www.facebook.com/fotografiteqekaneberehistorine/