Sëmundjet e fetarizmit të devijuar ngjasojnë në të gjitha kohërat.
Virusi i parë i tyre është:
Thatësia e ndjenjave
Mendimi i ngushtë
Ashpërsia e zemrës
Zhveshja nga natyra e pastër njerëzore
Lidhja e fortë me ceremonitë pa kuptuar esencën e tyre
Pretendimi se e vërteta është monopol vetëm i tyre
Paragjykimi i të tjerëve
Trajtimi me ashpërsi i gabimtarëve.
Faktikisht…feja, të gjitha këto fenomene i cilëson si fatkeqësi dhe i kundërshton ashpër ato. Dhe njerëzit që kanë të tilla cilësi, nuk i llogarit të vlefshëm, sado që në pamje të jashtme të duken se janë adhurues e të përkushtuar.
Muhamed Gazali