Lërini katërfilët, patkonjtë, apo hajmalitë e ndryshme.
Dëgjojeni me vëmendje këtë këshillë të vyer:
Sekreti për të patur shumë fat në jetë është TË BËSH MIRË, PA DALLIM.
E dimë se t’i bësh mirë dikujt, të kthehet në formën e një farë fati. Kështu ndodh prej shekujsh, është e pa shkruar, e pa vërtetuar në laborator, por ndodh, është e vërtetë, është ligji kardinal i universit.
Një student tjetër nga fundi i sallës, kërkoi vëmendjen që të bënte pyetjen e tij gjithashtu:
Profesor, ju po na sugjeroni që t’u bëjmë mirë edhe atyre që tregohen mosmirënjohës?
Evidenca është se, dhe e vërtetuar në mënyrë të përsëritur dhe në shumë raste atje jashtë në jetën reale të vërtetë, nëse i bën mirë dikujt që më pas tregohet mosmirënjohës, kjo të kthen “akoma më shumë fat” drejt teje, – u përgjigj profesori.
Për të ardhur keq vetëm se personi në fjalë që është treguar mosmirënjohës, do të ketë edhe më shumë probleme se më parë, mosmirënjohja do i kthehet kundër, për fat të keq.
Pra këshilla është:
“Shpërndani sa më shumë të mira, cilitdo që ka nevojë, mundësia që t’ju kthehet mbrapsht një det me mbarësi është shumë e lartë