Nuk mund t’i besohet asnjëherë atij që pretendon se është me mision nga Zoti për të mbajtur rend e rregull. Atij që e sheh veten zyrtarë e kujdestarë të Zotit në tokë. Atij që urren e nxit në urrejtje e mos tolerim ndaj bindjeve e besimeve tjera si dhe atij që përpiqet që të përzihet edhe në gjërat krejtësisht intime të individëve. Të atyre që në fjalën e parë etiketojnë e cilësojnë vëllain e tij me epitete të quajtura qufr-mohues. Fenë, vështirë se mund ta kuptojmë nëse atë nuk e zhveshim nga gjëegjëzat e broçkullat e shpikura në emër të saj.
E shohim se si dhe bukur është qartësuar çdo gjë në Kuran, por duke komentuar me gjëegjëza kanë vu dilemë të madhe tematikën e hallallit e haramit duke e pështjellur dhe bërë krejtësisht të paqartë dhe kjo duke sjell mendime 2-3 e më shumë të njerëzve mbi diçka që qartë e saktë është e njohur në Kuran.
Asnjë çështje që ekziston dhe ka qenë e njohur edhe në praktikën e muslimanëve, nuk gjen qartësi sot. Pothuajse në çdo tematikë na sillen mendime e përgjigje si: Kanë thënë ylemaja, janë ndarë në disa mendime ylemaja e të ngjashme. Tërë kjo shkakton kaos në tru dhe e bën të ngrirë trurin e mendjen.
Por si mund të jetë zgjidhja e kësaj? Është e dobishme dhe e shëndetshme që njerëzit që kanë studiuar fenë, të shpallin për një kohë apo për disa dekada ndërhyrje t e tyre në tema që nuk janë të fushës së tyre. Të kthehen me argumentimin e gjërave me citate Kuranore si dhe të njoftojnë me qortimet e pejgamberit nëpërmjet praktikës së tij të bazuar në Kuran.