Nëse shqiptarët shquhen për diçka ai është fakti se i kanë mbijetuar çdo kohe. Disa me trimëri, disa me tradhëti, disa me patriotizëm, disa me penë e pushkë dhe disa me apati. Unë do i uroja çdokujt nga ju që të vazhdoni të jetoni tashmë, jo më të mbijetoni. E që të jetoni duhet të ndryshoni!
Ti, i vjetri stoik, hape mendjen ndaj ndryshimeve të frikshme. Do ndihesh edhe ti më i ri!
Ti, i riu konformist, fillo e ndrysho mënyrën e të menduarit, antikonformizohu, protesto, rebelohu, revolucionarizohu. Do ndihesh edhe ti i rëndësishëm!
Ti, intelektuali karagjoz, fillo e lexo pak mbi besimet e mos filozofo që të mësosh të jetosh vetë dhe jo t’ia mësosh të gjithë botës përpos asaj të sipërpërmendurës. Do ndihesh edhe ti i kuptuar!
Ti, studenti i pashpresë, mëso cilësisht e jo nëpër forume, thellësisht e jo sipërfaqësisht, me krenari e pa kompromise. Do ndihesh dhe ti i denjë!
Ti, femra viktimë e patriarkalizmit dhe mentalitetit të mykur kanunor, studjo si bashkëmoshataret e tua në botë e bëhu feministe me nderë e besim në Zot, pa kompleks, por jo nga ato te OJQ-ve por një nga ato që lexojnë, që e kanë botën po aq të bukur sa ndjehen krenare me veten dhe me ate që janë. Do ndihesh edhe ti e fortë!
Ti, mashkulli viktimë gjithashtu e patriarkalizmit por edhe e të parit të femrës si “mall konsumi”, fillo e mendo se si të mos i mbulosh komplekset e tua të inferioritetit dhe burrërisë së munguar.
Ti, narcisti egoist, mëso të duash e të japësh pak më shumë. Nuk do të ndihesh më vetëm!
Ti, hipsteri mesatar, shiko filmat që të pëlqejnë ty e e lexo librat që të pëlqejnë ty e admiro artin që të pëlqen ty por nëqoftëse mua më pëlqen të shikoj dhe lexoj atë që dua unë mos më quaj i prapambetur,e nëse ti vdes nga injoranca ime atëherë mirë se të vdesësh shoku!
Ti, Baki që sapo shkruajte këtë status të stërgjatë që me shumë mundësi pak ose shumë pak njerëz do ta lexojnë, filloje nga vetja! Frikësohu më pak e guxo më shumë! Duaje veten, familjen, miqtë e vendin tënd edhe më shumë. Dashuria nuk është më shumë se një përpjekje për të rregulluar diçka të vogël te ti e për të bërë të lumtur ata që të duan që do pasojë pastaj si reaksion zinxhir në gjithçka të rrethon.
E shpresën për këtë e mbart çdo gjë që në vetvete përfaqëson një fillim te ri, një mundësi të re! Kjo është një mundësi e re që të takon ty ta kapësh e ta gëzosh. Prandaj…edhe ekzitojmë !
Zot, na shto mirëkuptimin dhe dashnin !
Baki Shala