Libri i Zotit kur flet për rrizkun-furnizimin, nuk është se duhet kuptuar vetëm të mirën materiale, por ka një kuptim jashtëzakonisht të gjerë.
Çdo gjë të mirë që kemi është rrizk-furnizim e dhunti.
Nuk mund dhe nuk duhet harruar që mendja, shëndeti, urtësia, qetësia e kënaqësia shpirtërore, familja e liria dhe dashuria janë rrizk e furnizim që vjen nga Zoti.
E kemi për obligim të jemi falënderues dhe kujdestarë e kultivues të këtyre mirësive të Krijuesit.
Zoti ka sjell paqe dhe Vet Zoti është paqe. Ai i dha njeriut mirësitë e shumta e të panumërta që sot ka në shërbim, por ka shumë mirësi tjera që duhet edhe kërkuar dhe gjetur.
E shihni se si vlera e monedhës brenda pak çastesh humb peshën, vlerën dhe nuk është në një gjendje të njëjtë gjithherë, por qetësia, mendja e dashuria dhe kënaqësia shpirtërore janë nevojë e domosdoshme në çdo kohë e moment dhe kudo.
Zoti në Kuran thotë: “ E furnizimi nga Zoti yt është më i mirë dhe i përhershëm”.